Në kuadër të Javëve Ndërkombëtare Kulturore, nis sot në Tiranë “Java Spanjolle”. Eventi kulturor hapet me një koncert madhështor të këngëtarit të njohur botëror Enrique Iglesias, që do të mbahet sonte në sheshin “Skënderbej”. Rama nëpërmjet një postimi në rrjete sociale i bën ftesë të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen koncertit. MIRËMËNGJES dhe me ftesën për t’u bashkuar sot në koncertin e madh në sheshin “Skënderbej” të këngëtarit të njohur botëror të muzikës latine Enrique Iglesias, në nisje të Javës Spanjolle, ju uroj një ditë të mbarë.



