Nis restaurimi i kullës-simbol në Kalanë e Krujës

Nis restaurimi i kullës-simbol në Kalanë e Krujës

Në Kalanë e Krujës ka nisur puna për restaurimin e kullës simbol, së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila tha se “pas dëmtimeve të rënda nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, kanë nisur ndërhyrjet emergjente përforcuese në Kullën e Sahatit”.

Projekti është realizuar nga organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHWB) dhe po zbatohet nga “Leon Construction”, nën mbikëqyrjen e Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Kjo ndërhyrje është mbështetur financiarisht nga “Prince Claus Fund for Culture and Development.

Ndërhyrjet përforcuese do të ndahen në tre hapa: përforcimi paraprak i kullës, me fasha poliestri dhe binarë druri; përforcimi i plotë i kullës me elemente çeliku; instalimi i sistemit të monitorimit.

Dikur prej afro 16 shekujsh e identifikuar si edhe qendra e shtetit të Arbrit, kalaja e qytetit të Krujës, është ndërtuar mbi një kodrën shkëmbore të Krujës, me një lartësi prej 557 metra.

Flamuri ynë kombëtar u ngrit pikërisht aty për herë të parë në 28 Nëntor 1443 nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy