Nis në Tiranë Festivali Ndërkombëtar Letrar i të Rinjve “Tirana-Gate 2021”

Nis në Tiranë Festivali Ndërkombëtar Letrar i të Rinjve “Tirana-Gate 2021”

Muzeun Historik Kombëtar, u bë mbrëmë pikëtakimi i autorëve të rinj, autorë me përvojë dhe panelistë në zë, në kuadër të nisjes së Festivalit Ndërkombëtar Letrar të të Rinjve “Tirana-Gate 2021”.

Festivali e vendos Tiranën në qendër të një ngjarjeje të rëndësishme të librit europian, pikëtakimi me lexues, autorë, përkthyes, shtëpi botuese e kritikë letrarë.

Ky festival është një projekt i realizuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit në kuadër të një projektit rajonal READ (Rrjeti Rajonal për Dialog Ndërkulturor) i mbështetur nga Bashkimi Europian.

Në fjalën e saj përshëndetëse, drejtoresha e Festivalit " Tirana- Gate 2021" Znj. Irena Toçi u shpreh se: "Ky festival është një ngjarje e rëndësishme e librit europian që organizohet në Tiranë, si pikëtakim me lexues, autorë, përkthyes, shtëpi botuese e kritikë letrarë për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të kuptuar tendencat e fundit të librit.

“Në festival do të keni mundësi të lexoni dhe të njiheni me botime shkrimtarësh nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Greqia Islanda, Shqipëria, Turqia etj. Ky festival mendoj se vjen si një melodi e bukur dhe trazon për mirë jetën e kryeqytetit në këtë tetor, me temën " Kufijtë, shtëpia, identiteti,qendra dhe periferia" për të cilën do të dëshmojnë autorët në shkrimet e tyre ", përfundoi ajo.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Znj. Anuela Ristani në kuadër të gjithë aktiviteteve kulturore, artistike që organizohen, në Tiranë e vleresoi Festivalin si një aktivitet gjithëpërfshirës dhe të veçantë. Ky aktivitet është i veçantë u shpreh ajo, pikë së pari sepse mbledh autor mbarë ndërkombëtar, por më tepër sepse letërsia bashkon, afron dhe pasurinë e ka së brendshmi dhe në atë që na përçon si lexues.

Në kuadër të temës së diskutimit Europa dhe Islami, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Z. Dorian Koçi përshëndeti aktivitetin.

“Ajo çka Ballkani Perëndimor ka krijuar përsa i përket bashkëjetesës në të gjitha shtresat e shoqërisë përsa i përket harmonisë fetare është pasqyra më e mirë e asaj që mund të prezantohet në Europë edhe në Bruksel. Bashkëjetesa dhe toleranca etnike dhe fetare është ajo që duhet të na karakterizojë për të na çuar në progres dhe civilizim” përfundoi Koçi.

 Në Festival, marrin pjesë autorë nga vendet ballkanike. Gjithashtu pjesë e festivalit janë edhe autorë nga Europa, fitues të çmimit prestigjioz ndërkombëtar European Union Prize in Literature, ku edhe Shqipëria bën pjesë me tre autorë të saj.

Festivali e kthen Tiranën në një shtëpi të madhe mikpritëse idesh, vizioni dhe emocioni, jo vetëm për autorët, por edhe për të gjithë pasionantët e rinj, sepse ka meritën, jo thjesht të një festivali, por të një atmosfere artistike me të gjitha moshat.

Autorët pjesëmarrës, fitues të EUPL: Laura Freudenthaler, Tom Kuka, Jan Carson, Nikos Chrysos, Lidija Dimkovska, Ben Blushi si dhe autorët e përvojës dhe çmimeve ndërkombëtare : Besnik Mustafaj, Rita Petro, Bashkim Shehu, Diana Çuli, Zija Çela, Ylljet Aliçka, Fatos Kongoli, Robert Ëilton, Virgjil Muçi, Manjola Nasi, Ndriçim Ademaj, Mehmet Berk Yaltik, AlbanTufa, Renis Hyka.

Përkthyesit pjesëmarrës: Ben Andoni, Milena Selimi, Maniela Sota, Maklena Nika, Irena Nasi.

Festivali Ndërkombëtar Letrar i të Rinjve vijon deri të dielën në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy