22 zakone befasuese të njerëzve që fshehin depresionin (FOTO)

22 zakone befasuese të njerëzve që fshehin depresionin (FOTO)

Depresioni nuk është diçka që duket hapur. Ndonjëherë, nuk dallohet derisa të jetë tepër vonë. Depresioni është më shumë tepër sesa trishtim dhe të qara të shumta. Një ndjenjë e vazhdueshme mpirjeje që nuk largohet kurrë, edhe kur dikush angazhohet në aktivitete që më parë i gëzonte.

Atëherë si mund të njihet? Duhet parë për disa shenja të tjera që tregojnë nëse një person është në depresion. Nuk mjafton thjesht ta pyesësh dikë nëse është mirë a jo. Ka disa zakone të pazakonta përmes të cilave njerëzit fshehin depresionin e tyre. Disa njerëz janë më të prirur për depresion, dhe shpesh njerëzve përqark as që u shkon mendja se mund të jenë të tillë.

1. Talent dhe shprehësi

Mos e keqkuptoni këtë si fakt se trishtimi dhe depresioni mund ta bëjnë një person më të aftë. Sidoqoftë, ekziston një lidhje midis atyre që janë shumë shprehës në jetën e tyre të përditshme dhe rreziqeve më të larta të depresionit.

Askush nuk e di me siguri pse, por kjo mund të jetë sepse ata janë aq të përshtatur me humorin dhe ndjenjat e tyre saqë priren po njësoj edhe ndaj emocioneve negative. Njerëz të tjerë mendojnë se njerëzit ekspresivë priren tagjykojnë veten më ashpër sesa të tjerët.

2. Mekanizma të lartë mbrojtës

Njerëzit që janë më të prirur për depresion ndërtojnë mure më të larta rreth vetes, emocionalisht. Kjo për shkak se ata nuk duan që njerëzit e tjerë ta dinë se diçka nuk është në rregull, kështu që i mbajnë ata në distancë.

Ata fillojnë të mësojnë se janë shumë të mirë në fshehjen e emocioneve të tyre dhe e përdorin këtë si një mekanizëm mbrojtës në mënyrë që askush të mos u bëjë pyetje. Në fakt, ata mund të duken jashtëzakonisht optimistë, rrëzëllitës e energjikë. Ky zakon është i rrezikshëm për të gjithë pasi askush nuk arrin t’i dallojënë shenjat se ata kanë nevojë për ndihmë gjersa derisa të jetë tepër vonë.

3. Probleme me braktisjen

Njerëzit që përjetojnë depresion e kanë të vështirë t’I lënë të tjerët të hyjnë në jetët e tyre. Kjo për shkak se ata nuk duan që dikush tjetër t'i shohë në gjendjen e tyre më të keqe. Personat në depresion, së shpejti fillojnë të besojnë se të gjithë do të largohen prej tyre përfundimisht. Gjithashtu krijojnë besimin e rremë se depresioni i tyre do t'i largojë njerëzit e tjerë dhe se duhet të mbahet sekret nga bota.

4. Zakonet e çuditshme të ngrënies

Nuk ka asgjë të ndërmjetme  në njerëzit me depresion: ata ose janë shumë ose nuk janë mjaftueshëm. Kërkoni për ndryshime të papritura të peshës në të dyja drejtimet dhe ndërhyni para se gjërat të përkeqësohen.

Ngrënia është një pikë qendrore për ata që vuajnë, sepse është diçka që ata mund ta kontrollojnë. Ata mund të zgjedhin t’i injorojnë dhimbjet e tyre të urisë ose mund të hanë ushqim sat ë duan. Është vërtetuar se ushqime që nuk janë veçanërisht të mira për ju, të tilla si ato me sheqer ose të skuqura, lëshojnë më shumë serotoninë në trup. Serotonina është përgjegjëse për zbutjen e humorit dhe uljen e ankthit, diçka që atyre me depression mund t’u duket e dobishme.

5. Zakonet të çuditshme gjumi

Fjetja e tepërt ose e mangët duket se është një model për ata që vuajnë nga depresioni. Për shkak se trupi nuk është në sinkron me vetveten, truri nuk di se si të reagojë: ose lëshon ​​shumë melatoninë ose jo aqsa duhet.

Gjumi është elementi i dytë i rëndësishëm për shëndetin e mirë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Problemi këtu është se pushimi duket si një tjetër element mbi të cilin ai që vuan ka kontroll. Të qenit i aftë të kontrollojë të paktën një gjë në jetën e vet, i jep këtij personi një sasi fuqie pikërisht në momentin kur ndihet sikur gjithçka tjetër është duke dalë jashtë kontrollit.

6. Stërmendimi i gjërave

Njerëzit me depresion nuk janë në kontrollin të mendimeve të tyre. Ata janë gjithmonë duke analizuar me një lumë mendimesh dhe emocionesh, gjithçka.

Mendja e tyre mund të jetë pak e çrregullt dhe e mbushur me njerëz, në kurriz të gjithçkaje tjetër që ndodh në jetën e tyre. Mendimet e tepërta çojnë në harresë të nevojave dhe orareve të përditshme.

7. I besojnë vetëm vetes

Ata që janë në depresion priren të mbështeten vetëm në vete për të zgjidhur problemet e tyre. Ata nuk kërkojnë ndihmë nga jashtë, sepse duan ta ndiejnë atë sens kontrolli mbi situatën e tyre.

Shumë njerëz e konsiderojnë këtë si një tipar të mirë, por në të vërtetë kjo mund të jetë mjaft e dëmshme për psikologjinë e tyre. Duke u mbështetur vetëm në veten e tyre 100% të kohës mund të lodhen. Edhe nëse ka ndonjë ndjenjë përmbushjeje për përfundimin e një pune më vete, kjo ndjenjë nuk zgjat kurrë për një person në depresion.

8. Gjithmonë gati për më të keqen

Njerëzit në depresion janë gjithmonë të përgatitur për më të keqen. Në vend që të shpresojnë, ata gjithmonë dhe vetëm presin të ndodhë më e keqja.

Ata mund t'ju thonë se janë thjesht realistë në lidhje me pritshmëritë, por kur këto pritshmëri janë gjithmonë negative, atëherë duhet të kuptoni se diçka nuk është në rregull. Mund të jetë koha për të folur me ta, por duhet kujdes. Njerëzit në depresion mund të bëhen disi mbrojtës për emocionet e tyre.

9. Rutina si kontroll

Njerëzve me depresion u pëlqen të mbajnë një rutinë; në këtë mënyrë  vazhdojnë të ushtrojnë kontroll mbi jetën e tyre. Edhe nëse marrin ilaçe dhe kërkojnë terapi për depresionin e tyre, ka zakone që ata vazhdojnë t’i praktikojnë në jetën e tyre të përditshme.

Mund të jenë zakone të thjeshta siç janë shëtitjet në të njëjtën kohë çdo ditë, dëgjimi i muzikës ose të ushtruarit.

10. Histori të sajuara për mbulim

Njerëzit në depresion shumicën e kohës nuk duan që njerëzit e tjerë ta dinë të vërtetën, kështu që ata bëhen ekspertë për të mbuluar gjërat. Ata sajojnë histori për sjelljen e tyre, ndryshimin e tyre në pamje ose pse ka plagë në krahët e tyre.

Kjo nevojë për t’u shkëputur nga e vërteta është një gjë e rrezikshme; e bën të vështirë për njerëzit e tjerë që të përcaktojnë nëse ata kanë nevojë për ndihmë. Ata nuk e pranojnë se janë në një pikë që duhet të kërkojnë ndihmë.

11. Perceptim i lartë mbi jetën dhe vdekjen

Jo shumë njerëz e kuptojnë se depresioni nuk çon gjithmonë në vetëvrasje. Depresioni e ndryshon perceptimin e një personi për jetën dhe vdekjen.

Koncepti i vdekshmërisë, me luhatjen e gjendjeve shpirtërore, zakonisht vjen në mendje gjatë momenteve të krizës ose dëshpërimit.

12. Kuptimi i substancave

Ata që kontrollojnë depresionin e tyre bëhen më të vetëdijshëm për ato që u hyjnë në trup. Ata mund të shprehin një nivel të lartë njohurish për substancat mbi mesataren.

Ata janë të vetëdijshëm për sheqernat dhe kafeinën dhe se cilat ilaçe do të ndikojnë negativisht për ta. Ata e dinë se çfarë ilaçesh nuk duhet të përzihen me ushqimet për të shkaktuar një reagim negativ. Këtë përgjegjësi ata nuk mund ta ndajnë me askënd tjetër pasi u duhet të kujdesen për mendjet e tyre.

13. Kërkimi i një qëllimi

Shumë nga ata që janë në depresion kërkojnë një qëllim ose kuptim në jetën e tyre. Ata duhet të gjejnë diçka që e konsiderojnë të vlefshme që të ndihen sikur lëvizin në drejtimin e duhur.

Ky nocion vjen për shkak se ndjenjat e pamjaftueshmërisë dhe të frikës janë aktive në mendjen depressive. Një mënyrë kjo për t'u bërë të lumtur pa përfshirë të kërkuarit ndihmë nga të tjerët.

14. Nevoja për dashuri dhe pranim

Ata përpiqen gjithashtu të gjejnë dashuri dhe pranim nga personat përreth. Ata mund të përpiqen të jenë të pëlqyeshëm për njerëzit e tjerë që të fshehin demonët e tyre të brendshëm. Ata duan të jenë tërheqës për njerëzit e tjerë, në mënyrë që të shihen si mik dhe përpiqen të tregojnë versionin e tyrë më të mirë të mundshëm.

15. Thirrje për ndihmë

Kur mendoni për një depresion, mendoni për dikë që dëshiron të jetë vetëm gjatë gjithë kohës dhe nuk dëshiron të flasë me askënd. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Njerëzit depresivë zakonisht mund të tërhiqen nga njerëzit e tjerë shumicën e kohës, por ka disa raste kur depresioni i tyre bëhet shumë për t’ia dalë vetëm.

Shikoni për ato momente kur ata zgjedhin të hapen dhe të flasin për kushtet e tyre. Këto janë periudhat më të rëndësishme kur ata kërkojnë ndihmë.

16. Ndryshimet e stilit të jetesës

Nëse e njihni dikë që nuk ushtrohet rregullisht dhe papritmas e shihni të kërkojë për një punë çdo ditë, ata mund të jenë në gjendje depresive. Përfshirja në disa aktivitete ua bën më të lehtë atyre që të përqendrohen në diçka tjetër, përveç gjendjes shpirtërore të tyre.

Angazhimi në këto aktivitete ndihmon në lirimin e endorfinave, të cilat mund ta bëjnë trupin të ndihet më mirë në përgjithësi.

17. Shmangia

Njerëzit me depresion ndonjëherë mund të zgjedhin të shmangin gjithçka. Njerëzit, vendet dhe madje edhe takime të rëndësishme. Ata nuk duan asgjë të bëjnë me asgjë. Kjo mund të ndikojë ndjeshëm në jetën e tyre. Depresioni është një përbindësh i tmerrshëm, mizor, i cili shkatërron jetët e njerëzve.

18. Sjellje kompulsive

Shumë njerëz me depresion mund të fillojnë të kenë sjellje obsesive. Përsëri, kjo është nevoja për të ushtruar një kontroll mbi jetën e tyre, për të cilën u duket jashtë kontrollit. Disa njerëz bëjnë dushe të shumta gjatë ditës vetëm sepse u duket si mënyra e vetme për të pushuar dhe për t’u ndjerë mirë, ndërsa disa njerëz mund të përfshihen në sjellje të dëmshme, siç është trichotillomania (shkulja e flokëve).

19. Drejtimi i bisedave larg vetes

Kur njerëzit janë në depresion, gjëja e fundit që duan të bëjnë është të flasin për veten. Ata nuk duan ta pranojnë te të tjerët se jeta e tyre është më pak se e përsosur.

Kjo është arsyeja pse ata priren të bisedojnë më shumë me njerëzit e tjerë. Ata parapëlqejnë të dëgjojnë në mënyrë aktive jetën e njerëzve sesa të mendojnë për veten e tyre.

20. Shmangia e kontaktit me sy

Njerëzit që jetojnë me depresion kanë tendencë të kenë sens shumë të ulët vetëvlerësimi. Ata e shohin veten si poshtë njerëzve të tjerë dhe jo të denjë për vëmendjen e tyre.

Kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve e kanë të vështirë të bëjnë kontakt me sy me njerëzit e tjerë gjatë një bisede. Ata priren të shikojnë poshtë ose ndonjë gjë tjetër që është në dhomë.

21. Reagim negativ i papritur

Ballafaqimi me depresionin mund të jetë një përvojë e lodhshme. Ekzistojnë shpjegime për çdo aspekt të jetës, duke mos dashur që njerëzit të zbulojnë të vërtetën.

Shpërthimi i papritur është një shenjë se ata janë të mbingarkuar me diçka. Është më tepër sesa thjesht humor i keq.

22. Zhdukja për periudha të gjata

Dikush me depresionin mund të zhduket për periudha të gjata. Ata mund të zgjedhin të zhduken për një kohë, ose duke qëndruar në shtëpi ose duke shkuar me një makinë të papritur diku, pa i thënë askujt.

Nëse e vini re këtë model tek dikush që e njihni, atëherë mund të jetë koha për të ndërhyrë për të parë nëse gjithçka është në rregull. /Medical News, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy