Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

Fshati piktoresk i Linit është shpallur zyrtarisht “Ansambël Arkitektonik Urban” dhe tashmë është përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili publikoi pamje nga fshati i njohur që shtrihet në brigjet e liqenit të Ohrit, rreth 20 kilometra nga qyteti i Pogradecit.

“Fshati i bukur i Linit sapo është shpallur ‘Ansambël Arkitektonik Urban’, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”.

Ky vlerësim ndërkombëtar vjen pas viteve të punës kërkimore dhe restauruese në zonë. 

Vendbanimi palafit i Linit, i zbuluar përmes gërmimeve të përbashkëta të arkeologëve shqiptarë dhe atyre nga Universiteti i Bernës, është datuar si më i vjetri në Evropë, rreth 8 400 vjeç.

Në këtë vendbanim të hershëm janë zhvilluar aktivitete të rëndësishme të bujqësisë, zejtarisë dhe peshkimit, që dëshmojnë për një kulturë të lashtë dhe të zhvilluar.

Shpallja e Linit si pjesë e Trashëgimisë Botërore përbën një njohje të rëndësishme për vlerat historike, arkitektonike dhe natyrore të zonës së Pogradecit. 

Fshati ruan ende strukturën tradicionale urbanistike, me rrugica karakteristike prej kalldrëmi dhe arkitekturë tipike lokale, që pasqyron mjeshtërisht ndërthurjen e traditës me mjedisin natyror të liqenit të Ohrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy