“Joker” ngre shqetësimin për familjet e masakrave në kinemanë amerikane

“Joker” ngre shqetësimin për familjet e masakrave në kinemanë amerikane

Në një letër drejtuar kompanisë “Warner Bros”, familjet e disa prej viktimave i kërkuan kompanisë që të përfundojë çdo kontribut politik për kandidatët që marrin para nga Shoqata Kombëtare e Pushkëve dhe të financojnë programet për ndërhyrjen e dhunës me armë.

Letra nuk kërkon që filmi të mos shfaqet, por thotë se "me fuqinë e madhe vjen një përgjegjësi e madhe. Kjo është arsyeja pse ne po ju bëjmë thirrje të përdorni platformën dhe ndikimin tuaj masiv për t'u bashkuar me ne në luftën tonë për të ndërtuar komunitete më të sigurta me më pak armë".

Filmi fitoi çmimin më të lartë në festivalin e filmit në Venecia në shtator dhe ka marrë lëvdata për paraqitjen e tij shqetësuese të një të mënjanuari nga shoqëria që bën dhunë të tmerrshme. Pritet që të arkëtojë rreth 70-80 milionë dollarë në Amerikën e Veriut në fundjavën e premierës.

“Warner Bros” tha të martën se kishte një histori të gjatë dhurimi për viktimat e dhunës, përfshirë ato në Kolorado. "As personazhi imagjinar Joker, dhe as filmi, nuk janë një miratim i dhunës në botën reale të çdo lloji. Nuk është qëllimi i filmit, kineastëve apo studios për ta mbajtur këtë personazh si hero”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Phoenix dhe regjisori i "Joker" Todd Phillips e kanë mbrojtur filmin ndaj hamendësimeve se mund të inkurajojë dhunë.

"Mendoj se ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për këto çështje dhe ne jemi të shqetësuar, dhe sipas meje, kjo është arsyeja pse ne flasim për të. Unë nuk mendoj se duhet të kemi frikë të flasim për këtë", u shpreh Joaquin Phoenix.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy