Inaugurohet Teatri i ri i Kukullave në Tiranë

Inaugurohet Teatri i ri i Kukullave në Tiranë

 Teatri i Kukullave i rinovuar hapi sot dyert për të gjithë vogëlushët, në zemër të sheshit “Skënderbej” me shfaqje të reja.

Në inaugurimin e Teatrit të Kukullave, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e vlerësoi teatrin si një institucion të dashur për brezat.

Drupal Ad

Gonxhja tha se, kjo godinë e ndërtuar para 100 vitesh, kontribuoi në krijimin e identitetit tonë kulturor.

Gonxhja theksoi se, gjithë kjo përpjekje synon më shumë se rigjallërimin e disa godinave por vizionin për të vendosur kulturën dhe artin në qendër të identitetit tonë kombëtar dhe zhvillimit shoqëror.

Ministri vlerësoi punën e madhe që është bërë për ta rikthyer Teatrin e Kukullave në identitetin e tij.

Më në fund kemi një teatër modern të gatshëm të shndërrohet në një pol të jashtëzakonshëm atraktiv për jetën e Tiranës, i denjë për brezat e sotshëm e të ardhshëm.

Sipas tij, vogëlushët spektatorë të këtij teatri do të jenë nesër jo vetëm qytetarë më të mirë por edhe politikanë më të mirë duke i kthyer një borxh parlamentit të dikurshëm që u mblodh këtu. 

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e përurimit të Teatrit të ri të Kukullave në kryeqytet, theksoi se “do të vazhdojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet që të krijojmë sa më shumë hapësira, mundësi dhe të hapim sa më shumë dyer për aktivitete sa më të larmishme për fëmijët e kryeqytetit dhe fëmijët në të gjithë Shqipërinë”.

Në fjalën e tij Rama tha se “më vjen shumë mirë që pas një periudhe relativisht të gjatë mbylljeje për shkak të punës që u desh bërë që të shpëtohej kjo godinë, tanimë dyert e saj u hapën dhe aktiviteti i Teatrit do të rifillojë”.

Teatri Kombëtar i Kukullave është rinovuar plotësisht, në përputhje me standardet bashkëkohore të shfaqjeve audio-vizuale, me një skenë dhe auditor multifunksional.

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar të Kukullave u ndërtua në vitet ’20  të shekullit XX dhe aty fillimisht u vendos parlamenti i parë shqiptar ndërsa në vitet ’50 u zgjerua dhe u bë Teatër Kukullash.

Përveç dëmeve ndër vite prej amortizimit kohor, ndërtesa pësoi dëme strukturore edhe prej tërmetit të vitit 2019.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy