
Sot, në Ditën Botërore të Librit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z Bajram Begaj, ndau për adhuruesit e fjalës së shkruar, një takim me bukinistin e qytetit të Elbasanit, zotin Ndriçim Ziu.
Prej vitesh, 66-vjeçari Ziu lexon çdo libër që i vjen në dorë, përpara se ta shesë atë.
Presidenti Begaj përcolli këtë histori frymëzuese për të nxitur leximin e librit shqip, një iniciativë e tij, e ndërmarrë që në fillim të mandatit.
Me bukinistin e qytetit të Elbasanit, që ka lexuar çdo libër që gjendet në librarinë e tij shëtitëse.
Vendosa të ndaj këtë postim sot për të nderuar fisnikërinë e të lexuarit.



