
Valdrin Mustafa këngëtar dhe grupi i tij ‘The Band’ të ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ kanë folur për eksperiencën e tyre në muzikë dhe fillesat e saj.
Ata shprehen se ndjehen mjaft mirë që publiku i pëlqen me muzikën që ata luajnë, pasi ky është dhe synimi i tyre.
Valdrini tregon se ka mbi një vit që ka nisur punën dhe me artistë të mëdhenj, në rolin e ‘backvokalistit’ te koncerti i Albanit, Vesës e Adhurim Demirit.
Ndjehemi mirë dhe jemi mjaft aktivë dhe me muzikën live. E kam nisur grupin me Alesion kitarist dhe me dy këngë që mezi i dija i ngatërroja tekstin ndërsa tani repertori normale që është përmirësuar.
Ka qenë pak e vështirë sa të gjenin dhe pjesëtarët e tjerë të grupit, duhet të gjenim dhe këngët, aktualisht jemi 5 veta. Mundohem që të gjitha këngët që bëj ti përshtat dhe me vokalin tim. Më e pëlqyera e publikut është ‘jo tani’.
Përgjegjësi e madhe mbetet bashkëpunimi me artistë të mëdhenj. Kam mbi 1 vit që po merrem me këtë punë duke marrë parasysh se ishte një peshë e madhe dhe ka qenë koncerti im i parë që u futa me Kozeta Kurtin me ‘memoria’, më pas dua të përmend festivalin me Vesa Lumën, Alban Skenderaj një koncert dhe emocion mjaft i madh ku unë isha si backvokalist.
Bashkëpunimi me artistët e mëdhenj është sa bukur po aq dhe përgjegjësi me peshë. Së shpejti do më shihni në ‘x factor albania’ dhe shpresoj në finale.



