“Në velin e kontrabasit/ Bakalli: Koncerti, me muzikë dhe poezi të Dante Aligheri-t. Publiku nuk është vetëm shqiptar (VIDEO)

“Në velin e kontrabasit/ Bakalli: Koncerti, me muzikë dhe poezi të Dante Aligheri-t. Publiku nuk është vetëm shqiptar (VIDEO)

Në datën 23 janar në orën 19 në qendrën kulturore të Kishës Ortodokse të Tiranës, “Almanart” do të organizojë koncertin “Nën velin e kontrabasit – Poezi dhe muzikë e frymëzuar nga Dante Alighieri”.

 

Gjyljana Bakalli, organizatore e këtij koncerti tha në studion e MCN Informacion se koncerti do të jetë me muzikë me kontrabas dhe poezi të Dante Aligheri-t.

 

Bakalli tregon që artistja e njohur italiane Caterina Palazzi që do të interpretojë me kontrabasin është frymëzuar nga Dante Aligheri.

 

Më tej, Bakalli thotë se pjesët do të jenë në shqip, por do të ketë titra në gjuhën italiane dhe angleze duke qenë se publiku është ndërkombëtar. 

 

Koncerti është menduar prej më shumë se një viti. Kemi qenë në negociata me artisten italiane Caterina Palazzi dhe kemi arritur të konkludojmë në këtë format që do të jetë muzikë me kontrabas dhe poezi të Dante Aligheri-t të interpretuar nga Anila Balla.

 

Është menduar të përshtatet dhe me zhanrin e muzikës që luan artistja Palazzi. Duke qenë se luan kryesisht muzikë jazz, por edhe vetë muzika e saj është e inspiruar nga Aligheri dhe ferri.

 

Jemi përpjekur ta zbusim pak ferrin e Caterina-s. Do të ketë pasazhe dhe nga purgatori e parajsa. Gjithashtu do të ketë një letër që Roberto Benini i dedikon Dante Aligheri-t. 

 

Ka qenë një nga arsyet por nga të gjitha kërkime që kemi bërë nuk ka pasur asnjë aktivitet dedikuar Dante Aligheri-t më parë.

 

Kem zgjedhur disa pasazhe me Anila Ballën dhe do të ketë një këngë të ferrit, purgatorit dhe parajsës. Pjesët do të jenë në gjuhën shqipe, ka përkthime në shqip të Dante Aligheri-t. Do të ketë edhe titra në gjuhën italiane dhe angleze, duke qenë se publiku është ndërkombëtar, nuk është vetëm shqiptar. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy