Fyejt e Gramshit shpallen pasuri kombëtare

Fyejt e Gramshit shpallen pasuri kombëtare

Fyejt e Gramshit janë shpallur pasuri kombëtare.

Lajmi, është bërë i ditur sot nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila njoftoi motivin për mjeshtërinë e realizimit dhe traditën brez pas brezi të fyejve të Gramshit.  

Për tingullin e magjishëm, për mjeshtërinë e realizimit dhe traditën që trashëgohet brez pas brezi, fyejt e Gramshit shpallen pasuri kombëtare!

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale shqyrtoi kërkesën e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale, dhe vendosi shpalljen e “Fyejve të Gramshit” “Kryevlerë Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.

Kavalli ose fyelli i Gramshit është një ndër instrumentet më tërheqës e më të lashtë në fondin e artë të trashëgimisë muzikorë shqiptare, si dhe një ndër dokumentet më të rëndësishëm të muzikës instrumentale polifonike shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy