Hapet në galerinë FAB ekspozita “Kjo vjeshtë” e piktorit Orion Shima

Hapet në galerinë FAB ekspozita “Kjo vjeshtë” e piktorit Orion Shima

“Kjo vjeshtë” titullohet ekspozita e piktorit Orion Shima, e çelur së fundmi në galerinë FAB, në ambientet e Fakultetit të Arteve të Bukura.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti gjatë vizitës së kësaj ekspozite u shpreh se ”Kjo vjeshtë” e piktorit Orion Shima, është një shkëputje nga e përditshmja e zhurmshme, për t’u njehsuar me natyrën, ngjyrat dhe aromën e stinës”.

Në këtë ekspozitë janë prezantuar 19 vepra në vaj, të realizuara përgjatë dy viteve të fundit, të cilat vijnë në formën e një triptiku, ku autori i kundërvihet indiferencës ndaj natyrës edhe përmes ciklit të dordolecëve.

Veprat e tij sjellin shkëputje nga e përditshmja e zhurmshme, për t’u njehsuar me natyrën, ngjyrat dhe aromën e stinës.

Tablot e Shimës, vijnë me dimensione të mëdha, në përmasat 3.60 me 2.20 m.

Ekspozita e kuruar nga Parid Teferiçi, do të qëndrojë e hapur deri në datën 3 prill, në Galerinë FAB.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy