Toçe: Librat që duhen lexuar gjatë verës (VIDEO)

Toçe: Librat që duhen lexuar gjatë verës (VIDEO)

Botuesja Irena Toçe dha në studion e MCN Informacion disa sugjerime në lidhje me librat që mund të lexohen gjatë pushimeve verore. 

Libri shitet më tepër në këtë sezon. Disa janë sugjerimet. Është e rëndësishme që fëmijët t’i orientojmë drejt librit. Ta kthejmë në një kulturë të jetesës. Aventurat e Pinokut është vlerësuar me çmimin “Përkthyesi i vitit” nga Zija Vukaj, në Panairin e Prishtinës. Brenda fëmijët kanë një Pinok krejt të ri dhe bashkëkohor. Ky libër i ka kaluar të gjitha sprovat. Është literaturë e rekomanduar në të gjitha vendet ku është përkthyer. 

“Gjahtari i tigrave”, përkthyer nga Gjergji Kaftani, është pjesë e një trilogjie. 

Paulina Simons sjell “Fëmijët e lirisë”, përkthyer nga Desara Bregu. Autorja është amerikane me origjinë ruse dhe mjaft e përkthyer në mjaft gjuhë të botës. “Gjethe të kuqe” është një tjetër libër i saj. 

Do t’ju rekomandoja Fatos Kongolin. “Balloja me maska” është një sprovë e jashtëzakonshme për moshën në të cilën vetë autori jeton. Është një ftesë për të parë moshën nga e cila kemi për të mësuar. 

Një tjetër është Odise Kote. “Agonia” është një libër i ri i tij. Flet për vite të vështira të jetuara në Shqipëri. Është fiction, por në sfond janë ngjarjet e vitit 1997. 

Gjatë verës shiten më shumë romane, jo shumë të rëndë që të fusin në mendime. Në librari dhe në panaire blihen kryesisht këto.

Toçe tha se ka më shumë lexuese femra se meshkuj, ndërsa theksoi rëndësinë e edukimit me librin që në moshë të vogël. 

Gratë lexojnë gjithmonë më shumë. Ne nisemi nga shitjet. Por nga sa pyesim librarët, më shumë në librari hyjnë moshat e reja dhe gratë. Besoj se janë konsumatoret më të mëdha në leximin e romaneve. 

Sa i përket leximit, duhet të ngremë patjetër politika shtetërore që stimulojnë leximin. Nuk është e vështirë nëse këtë e bëjmë ditë për ditë, që në kopësht, në shkollë dhe në familje. Vetëm një libër të jep informacion të besueshëm. Duhet shumë mund që t’i mbajmë fëmijët te leximi, por nuk është e pamundur. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy