Ndërron jetë shkrimtari Carlos Ruiz Zafón

Ndërron jetë shkrimtari Carlos Ruiz Zafón

Ndërron jetë shkrimtari Carlos Ruiz Zafón. Mediat spanjolle shkruajnë se Zafon vdiq në rezidencën e tij në Los Angeles - ku kishte jetuar që nga viti 1993 - për shkak të kancerit. "Sot është një ditë shumë e trishtuar për të gjithë ekipin botues që e njohën dhe punuan me të për njëzet vjet, gjatë së cilës u tejkalua një miqësi që kapërcen profesionalizmin", tha botuesi i tij. Ruiz Zafón, 55 vjeç, punoi në Los Angeles si skenarist për industrinë e Hollivudit.

Ai u bë i njohur ndërkombëtarisht me romanin e tij “Hija e erës”, fitues i çmimeve të shumta dhe i përzgjedhur në klasifikimin e bërë në 2007 nga 81 shkrimtarët dhe kritikë latinoamerikanë dhe spanjollë me 100 librat më të mirë në gjuhën spanjolle të 25 viteve të fundit. Punimet e tij janë përkthyer në mbi dyzet gjuhë. Në Itali, librat e tij janë botuar nga “Mondadori”.

Karriera e tij filloi në vitin 1993 me një seri librash për fëmijë dhe adoleshentë, duke përfshirë veçanërisht “Princin e Mjegullës” (frymëzimi duket se ka ardhur nga puna e tij e mëparshme si mësues kopshtesh). Për të rriturit ai nisi të shkruajë 8 vjet më vonë, në vitin 2001, kur botoi “Hijen e erës”. Tetë milionë kopje të shitura dhe një sukses ndërkombëtarë. Në 2005 (ndërkohë ishte përkthyer në 35 gjuhë) ai fitoi Çmimin Ndërkombëtar Barry, si romani më i mirë debutues.

Në vitin 2008, Planeta publikoi romanin e dytë, “Loja e engjëllit”. Një vit më pas erdhi “Marina”. Zafon njihet për tituj si “I burgosuri i qiellit”, “Labirinthi i shpirtrave” etj.

Të gjithë titujt e mësipërm janë përkthyer edhe në shqip.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy