Hapet ekspozita “Care and Dare” për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore

Hapet ekspozita “Care and Dare” për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore

Është hapur në Tiranë, ekspozita sensibilizuese e pikturave “Care and Dare”, organizuar nga “Tirana Art” dhe Ambasada e Holandës në Shqipëri. Kjo eskspozitë e organizuar në sheshin “Nënë Tereza”, ka për qëllim ndërgjegjësimin për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

“Nuk ka ide më origjinale se sa të përdorësh artin për të edukuar dhe ndërgjegjësuar njerëzit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”- tha ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi në fillim të fjalës së saj.

Ministrja Kushi ka falënderuar të gjithë nxënësit artistë në mbarë Shqipërinë që me pikturat e tyre kreative shprehën botëkuptimin dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth këtij fenomeni, veçanërisht falenderoi shoqatën ‘Tirana Art’ dhe Ambasadoren holandeze Guusje Korthals Altes për kontributin dhe mbështetjen e kësaj nisme kaq të veçantë.

“Si ministre, si grua dhe si nënë mendoj se fushata për të sensibilizuar dhe edukuar kundër këtij fenomeni duhet të fillojë nga shkolla, nga edukimi që në moshë të vogël. Shoqëria, prindërit, institucionet tona duhet të bëjnë më shumë për t’i dëgjuar dhe mbështetur fëmijët viktima të trafikimit të qenieve njerëzore” – tha Kushi.

Sipas ministres, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore do të mund të jetë e suksesshme vetëm nëse do të kemi një bashkërendim të të gjitha institucioneve, organizatave, shoqërisë, familjes apo prindërve.

Më tej, ajo shtoi se në shkolla nxënësit i edukojmë që të jenë jo vetëm nxënës të mirë, por edhe qytetarë model, që të përqafojnë vlerat më të mira të shoqërisë. Gjithashtu, ajo tha se fëmijët i edukojmë që të flasin me nënën e tyre, me shoqen, me mësuesen, me punonjësit psikosocial.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy