Itinerari “Rrugëtimi i Eneas” nga KiE/ Pjesëmarrëse Shqipëria me Parkun Kombëtar të Butrintit

Itinerari “Rrugëtimi i Eneas” nga KiE/ Pjesëmarrëse Shqipëria me Parkun Kombëtar të Butrintit

 Rrugëtimi i Eneas së Trojës, është përfshirë në itinerar kulturor që është certifikuar nga Këshilli i Evropës, që do të shëtis me aktivitete të ndryshme kulturore, në gjashtë vende.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, bërit të ditur se në mesin e gjashtë vendeve, bën pjesë edhe Shqipëria, pjesmarrëse me Parkun Kombëtar të Butrinitit.

“Nga brigjet e Trojës në portat e Romës, 21 stacione, 6 vende UNESCO dhe një mesazh i fortë për emigracionin dhe mbrojtjen e natyrës. Ky është itinerari kulturor “Rrugëtimi i Eneas”, i certifikuar edhe nga Këshilli i Evropës, ku bën pjesë edhe Shqipëria, me një nga perlat e trashëgimisë kulturore, Parku Kombëtar i Butrintit”.

Margariti tha se, kjo është një mundësi e artë për turizmin kulturor shqiptar, pasi një seri aktivitetesh, takimesh, shfaqjesh, si pjesë e festivalit “Rotta di Enea”, do të zhvillohet përgjatë këtij itinerari.

“Së pari nisin në Itali e Greqi e me qetësimin e situatës së krijuar nga COVID- 19, do të vijojë në Turqinë e Trojës, Tunizi dhe Shqipërinë e Butrintit, ku thuhet se ndaloi Enea, heroi trojan që i shpëtoi luftës shkatërruese”, u shpreh Margariti. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy