Habit aktori Johnny Depp, arrin i dehur në tapetin e kuq

Habit aktori Johnny Depp, arrin i dehur në tapetin e kuq

Johnny Depp u shfaq i dehur në tapetin e kuq, në premierën botërore të filmit “Murder On The Orient Express” në Londër. Ylli i Hollyëoodit u paraqit në tapetin e kuq përballë qindra fansave, ndërsa mbajtur prej krahu nga një ndihmës.

Kështu së paku bëri të ditur një burim i Daily Mail, i cili u shpreh: “Të gjithë mendonin se ai kishte pirë”. Duke u shfaqur në ngjarjen magjepsëse në sallën ‘Royal Albert Hall’, 54-vjeçari thuhet se ka qenë i ‘ngopur me alkool’ duke u shoqëruar bashkë me yjet e tjerë si: Dame Judi Dench, Penelope Cruz dhe Kenneth Branagh.

I veshur me një kostum të zi dhe mjaft elegant, ylli me sa duket kishte nevojë për një shoqërues që ta mbante atë teksa hynte në sallën ku do të shfaqej premeira.
”Johnny nuk u ndal. Aktori kishte një natë të ngarkuar e cila vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit. Ai u gjithashtu shkeli rregullat duke pirë tre herë duhan brenda sallës”.

Por në mbrëmjen e premierës, ai ishte në një humor të çuditshëm dhe të gjithë mendonin se ai ishte i dehur”, tregoi ky burim. Të gjitha këto probleme me pijen, thuhet se vijnë pas ndarjes me Amber Heard.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy