Përfundojnë punime në Varrezën Antike të Sofratikës në Dropull

Përfundojnë punime në Varrezën Antike të Sofratikës në Dropull

Specialistët e DRTK Gjirokastër kanë përfunduar ndërhyrjen në Varret Antike të Sofratikës, monument i trashëgimisë kulturore në qarkun e Gjirokastrës, për mirëmbajtjen dhe nxjerrjen në dritë të monumentit të kulturës.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Vijon puna e përditshme për mirëmbajtjen dhe nxjerrjen në dritë të monumenteve të kulturës.

Specialistët e DRTK Gjirokastër përfunduan ndërhyrjen në Varret Antike të Sofratikës, ku kanë realizuar pastrimin nga vegjetacioni, pastrimin e pllakave të gurëve, kuadratimin e zonës dhe ngritjen e murit mbështetës.

Varrezat Antike të Sofratikës gjenden në Dropullin e Poshtëm dhe thuhet se i përkasin shekullit të dytë të erës sonë.

Më shumë se 30 varre të kufizuar me pllaka të mëdha guri e mermeri, të skalitur në përmasat 50 me 100 cm, janë evidentuar nga gërmimet e bëra rreth 50 vjet më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy