Katër net radhazi/ Në TKOB u shfaq opereta “Karnavalet”

Katër net radhazi/ Në TKOB u shfaq opereta “Karnavalet”

“Karnavalet” e Inva Mulës u shfaqen për katër natë radhazi në TKOB.

Pas 45 vitesh u rikthye atmosfera festive e Karnavaleve të Korçës në skenën e TKOB-së, një prodhim dinjitoz që mbart skenografi mahnitëse me kalldrëmet e qytetit dhe kostumografi që të kthen pas në vitet ’30.

“Karnavalet” kësaj here erdhën nën regjinë dhe kujdesin e veçantë të Inva Mulës, si një homazh kushtuar babait të saj, Avni Mula, i cili është kompozitori i veprës, si dhe Luigj Gurakuqit, libretisti.

Opereta erdhi përmes Orkestrës Simfonike profesioniste dhe Korit të TKOB-së, dirigjuar nga Elda Laro dhe Dritan Lumshi.

Ngjarja e viteve `30 të shekullit të kaluar, bazohet në një skenografi me imazhe grafike, që e tregon veprën me anë të projeksionit fragmentar të copëzuar në lëvizje, frymëzuar nga fotografi i madh, lindur në qytetin e Korçës, Gjon Mili.

Skenografia e parë paraqet shtëpinë e Nikollaqit, e krijuar me kuinta të cilat krijojnë idenë e rrugicave me kalldrëm të qytetit, e dyta është e gjitha e krijuar me telajo dhe mobilieri tipike të familjeve të pasura të qytetit, në kontradiktë më shpirtin e varfër të tyre, ndërsa e treta paraqitet me një sallon të dekoruar fiks për të shpallur fejesën e Afrovitit.

TKOB në faqen e saj në internet vlerësoi lartë punën dhe angazhimin një mujor për vënin në skenë të kësaj operete.

Falë një pune intensive prej më shumë se 1 muaji, jehoi në TKOB një perlë vizuale dhe lojë interesante, që shkriu në një humorin e hollë dhe linjën e dashurisë, duke përcjellë te publiku plot emocione të veçanta!

Opereta “Karnavalet” u vu në skenë për herë të parë më 5 shkurt 1978. Një vepër e repertorit kombëtar, e cilësuar si një nga më të çmuarat e këtij lloji ku gërshetohet humori i hollë i personazheve dhe mënyra e të jetuarit elegante korçare, të cilat kanë lënë gjurmë të rëndësishme në kujtesën e kulturës artistike dhe sociale të shoqërisë sonë.

Më 4 mars, “Karnavalet” do i rikthehen vendit të zanafillës në Korçë, duke përcjellë të njëjtën alegri edhe në teatrin “Andon Zako Çajupi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy