Artisti i famshëm i rrugës Banksy, i njohur për muralet e tij befasuese me tema sociale dhe për mbajtjen të fshehtë të identitetit të tij ka ardhur te ndjekësit e tij me një vepër të re. Kësaj radhe arti i tij është realizuar në shtëpi dhe është përcjellë përmes faqes së tij në “Instagram”. Vepra ka vulën e tij të humorit të tij të hidhur dhe paraqet minjtë, që janë shenjë dalluese në veprat e tij, duke bërë kërdinë në banjë.
Ai e titulloi imazhin "Gruaja ime ka shumë inat kur punoj nga shtëpia". /Erina Çoku/



