“At Sergi”, vepra e Leon Tolstoit e shkruar në vitin 1980 vjen si shfaqje teatrore për skenën shqiptare. Me ndryshime rrënjësore nga ajo çfarë jemi mësuar të lexojmë tek klasikët, në qendër të shfaqjes është sërish Stefan Kazatski, ushtarak i lartë karriere, i cili pasi mëson tradhtinë e të fejuarës së vet vendos të shndërrohet në murg. Pjesa vjen në skenën e Teatrit Eksperimental në Tiranë nën regjinë e Fatos Berishës, producente e shfaqjes është Kozeta Kurti, ndërsa pjesa është përshtatur për skenë nga Shpëtim Selmani.
Igli Zarka është aktori, i cili sjell në skenë general Kazatskin, i intriguar siç thotë nga ky personazh.
“At Sergi” është shfaqur premierë më 25 tetor për të vijuar shfaqjen edhe mbrëmjen e kësaj të diele. Shfaqja është prezantuar në një formë të veçantë, si një teatër multimedial, ku loja e aktorëve vjen e ndërthurur me videoprojeksionin dhe interpretim muzikor të drejtpërdrejtë. Gjatë shfaqjes nuk kanë munguar as notat ironike plot humor, si një fshikullim i debateve televizive të kohëve të sotme. Krahas Igli Zarkës, në shfaqje interpretojnë edhe aktorë, si: Rovena Lule, Lulzim Zeqja, Besmir Bitraku, Egla Ceno etj.



