The Millennial 100/ Jon Stewart, komediani që e mundi median në lojën e saj

The Millennial 100/ Jon Stewart, komediani që e mundi median në lojën e saj

Komediani dhe moderatori i njohur Jon Stewart është përfshirë në listën “The Millennial* 100” të revistës “The Rolling Stone”, e cila përfshin njerëzit, muzikën, kriteret kulturore, lëvizjet etj., që ndikuan dhe formuan një brez të tërë.

Në vitin 1999, John Stewart bëri ndryshimin në “The Daily Show”* të Comedy Central, duke e shndërruar në diçka më tepër se një format komik të orëve të vona: në vendin ku shumë të rinj mësonin çka ndodhte nëpër botë.

Katër net në javë, njerëzit ndiqnin “The Daily Show” me Jon Stewart që komentonte ngjarjet e ditës së shkuar, ku ngacmonte autorë, aktorë, artistë, politikanë dhe në rastet më të mira gërricej me lajmet e Fox News.

Kishte momente, kur ai ushtronte presion mbi një të ftuar që të shpjegohej pse diçka nuk ishte sipas pritshmërive të publikut, ose u bënte thirrje njerëzve kur ai shihte që qytetarët ishin mashtruar qëllimisht , ose gërmonte në një histori më  thellë, i shtyrë nga një indinjatë njerëzore, sidomos atëherë kur burimet e zakonshme të lajmeve nuk kishin mundur të nxirrnin gjë.

"The Rolling Stone" shkruan se, edhe pse Stewart u thotë vazhdimisht njerëzve që nuk është një gazetar, por veçse një komedian, prapëseprapë në jo pak raste ai ka sjellë aq raportime mbresëlënëse e intervista goditëse dhe u ka vajtur në thelb aq shumë ngjarjeve (siç qe ajo e 11 shtatorit apo Charleston), sa mund të thuhet pa frikë se ai e ka mundur pushtetin e katërt me vetë lojën e tij.

*millennial – një person që e ka arritur rininë e hershme, në fillim të shekullit XXI. I njohur ndryshe, si brezi Y që përfshin të lindurit e viteve 1980-2000.

*The Daily Show – është një program televiziv amerikan satirik (i llojit late-night talk (bisedë e orëve të vona) dhe news satire (satirë lajmesh). /Sipas The Rolling Stone, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy