Godina historike e Teatrit të Kukullave do t’i nënshtrohet së shpejti restaurimit, ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
"Shumë shpejt nis puna për restaurimin e godinës historike të Teatrit të Kukullave, si pjesë e programit EU4Culture Albania dhe zbatuar nga UNOPS”.
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi dëme edhe në këtë godinë monumentale.
Projekti përfshin restaurimin e çatisë, muraturës dhe ruajtjen e elementëve origjinalë.



