
Në kuadër të Javëve Ndërkombëtare Kulturore, ka nisur 'Java Kulturore Britanike' në Shqipëri, e cila vjen nën moton: “Partnerë për Progres”.
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të Javës së Kulturës Britanike, çeli një ekspozitë me koleksionet e autorit ikonë të letërsisë angleze William Shakespeare në shqip.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun përgjatë gjithë kësaj jave në Hollin kryesor të BKSH-së.
Ndërkaq organizmi i Javës Kulturore Britanike përkon me ardhjen e Ambasadorit të ri britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, dhe kjo javë ofron një program të larmishëm ngjarjesh që përfshijnë artet, kulturën, inovacionin, arsimin dhe zhvillimin e politikave.
Festimet njëjavore kanë për qëllim të farkëtojnë mirëkuptim reciprok, të mësuarit e përbashkët dhe shkëmbimin krijues mes dy vendeve tona.
Një shkëmbim intelektual dyditor në Durrës dhe Tiranë me folës frymëzues, përfshirë Lea Ypi, Sir Noel Malcolm, Olivia Sudjic, Baronesha Shami Chakrabarti, Misha Glenny, Peter Frankopan, Sally Hayden, dhe William Sieghart.
Eventi do të kulmojë me koncertin e Alda Dizdarit dhe Camilla Pay, të cilat do të kremtojnë trashëgiminë e përbashkët muzikore.





