Jennifer Lopez ëndërron të jetojë në Europë

Jennifer Lopez ëndërron të jetojë në Europë

Jennifer Lopez thotë se lumturia e vërtetë për të do të ishte të jetonte jashtë SHBA-së, larg nga qendra e vëmendjes, në një qytet të vogël në Itali dhe të hante bukë. Në një intervistë për “Vanity Fair”, ylli dhe aktorja e popit flet për të ardhmen e saj, por edhe për mundësinë e largimit nga Hollivudi. Në aspektin e karrierës, një hap përpara do të ishte drejtimi i një filmi, por mbi të gjitha është dëshira për të jetuar një jetë të thjeshtë.

"Do të doja të jetoja në një vend jashtë Shteteve të Bashkuara, në një qytet të vogël në Itali ose në anën tjetër të botës, në Bali. Do të doja të filloja një jetë tjetër që është pak më e thjeshtë dhe më organike, të ngas një biçikletë, të blej bukë".

JLo, e cila sapo ka mbushur 50 vjeç, shprehet se ëndërron të lyejë një fetë bukë me reçel, ta hajë dhe të pikturojë. "Do të doja të shtrihem në një karrige lëkundëse me një pamje të bukur të ullinjsh a lisash.” /Ansa/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy