Përurohet skulptura “Big Bang” në “Sheshin Italia”

Përurohet skulptura “Big Bang” në “Sheshin Italia”

Me rastin e 2 qershorit, festës së Republikës Italiane është përuruar sot “Sheshi Italia”.

Në këtë shesh është vendosur gjithashtu edhe skulptura e artistit Helidon Xhixha e quajtur “Big Bang”.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se qytetet krijohen për njerëzit dhe kjo është arsyeja përse makinat edhe në këtë shesh janë futur poshtë, ndërsa pjesa sipër është totalisht në dispozicion të qytetarëve.

Ai bëri një krahasim të skulpturës së artistit Helidon Xhixha me marrëdhënien e Shqipërisë me Italinë.

“Marrëdhënia e Shqipërisë me Italinë është e fortë si çeliku, me të cilin ti punon edhe shkëlqen si dielli, të cilin e reflekton vepra jote”,- përfundoi Veliaj.

Gjatë ceremonisë me rastin e 75 vjetorit të shpalljes së Ttalisë republikë përlamentare, është prezantuar pllaka e Sheshit Italia në Tiranë dhe skultura e ‘Big Bang’ e artistit italo-shqiptar Helidon Xhixha që ka të shënjuar edhe emrin e sheshit, si një simbol të një fillimi të ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy