Përvjetori i lindjes së Marubit/ Gonxhja: Na la trashëgimi momentesh unike të popullit shqiptar

Përvjetori i lindjes së Marubit/ Gonxhja: Na la trashëgimi momentesh unike të popullit shqiptar

Përmes një kolazhi fotografish të realizuara nga Pietro Marubi, i cili lindi më 14 gusht 1832 në Shkodër, ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, përkujtoi figurën e madhe të fotografisë shqiptare në ditën e tij të lindjes.

Ai tha se Marubi na la trashëgimi momentesh unike të popullit shqiptar ndër vite.

Me pasionin dhe përkushtimin e tij, Marubi vendosi themelet e fotografisë artistike në Shqipëri, ku nëpërmjet lenteve, na ka lënë një trashëgimi të madhe momentesh unike dhe emocione të popullit shqiptar ndër vite.

Marubi në Shkodër ka meritën e sjelljes së mediumit të fotografisë, në 1856, kur ishte vetëm 22 vjeç. Ai  hapi studion e parë fotografike (Foto – Studio “Marubbi”, Casa Fondata nel’ 1856). Duke u gjendur në krye të një aktiviteti premtues, ai mori si ndihmës bijtë e Rrok Kodhelit, Matinë e Kelin. Kujdeset që t’i instruktojë ata në fushën e fotografisë duke i dërguar rreth viteve 1875 të njihen më thellë me këtë medium pranë studios fotografike “Sebastianutti and Benque” në Trieste të Italisë.

Marubi realizoi kartolina me foto shqiptarësh veshur me kostume të zonave fushore e malore, si dhe portrete kartëvizitash në formate të ndryshme.

 La si trashëgimi në fushën e artit të fotografisë, mbi 4000 negativë në xham të përmasave të ndryshme

Aktualisht Muzeu “Marubi” është në procesin e instalimit të ekspozitës “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno”, e cila do të hapet më 19 gusht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy