Eurovision Song Contest 2022/ Ronela Hajati sonte këndon e para

Eurovision Song Contest 2022/ Ronela Hajati sonte këndon e para

Nis sonte eventi evropian i muzikës, “Eurovision Song Contest 2022”.

Shqipëria do të hapë sot e para Festivalin evropian të këngës Eurovision Song Contest 2022, që zhvillohet në Torino, Itali nga 10-14 maj.

Këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”, do të ngjitet e para në skenën e festivalit më të madh evropian të këngës.

Këngëtarja do të shoqërohet nga një trupë balerinësh dhe Kladia Pepa në performancën e saj.

Festivali Evropian i Këngës do të prezantohet nga Laura Pausini, Alessandro Cattelan e Mika. Në këtë edicion marrin pjesë 40 vende nga Evropa.

Natën e parë të festivalit do të këndojnë; Ronela Hajati: Sekret (Shqipëria, Citi Zeni: Eat Your Salad (Letonia), Monika Liu: Sentimental (Lituania),Marius Bear: Boys do Cry (Zvicra), LPS (Last Pizza Slice): Disko (Sllovenia), Kalush Orestra: Stefania (Ukraina), Intelligente Music Project: Intention (Bullgaria), S10: De Diepte (Paesi Bassi) Zdob şi Zdub & Fraţii Advahov: Trenuleţul (Moldavia),  MARO: Saudade saudade (Portugalia), Mia Dimšić: Guilty Pleasure (Croazia), Reddi: The Show (Danimarca),  LUM!X & Pia Maria: Halo (Austria), Systur (Sigga, Beta and Elín): Með Hækkandi Sól (Islanda), Amanda Georgiadi Tenfjord: Die Together (Greqia), Subëoolfer: Give That Ëolf a Banana (Norvegjia), Rosa Linn: Snap (Armenia).

17 këngët e para do të konkurrojnë sonte në Eurovisionin dhe 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.

Vitin e kaluar grupi muzikor italian Maneskin fitoi Eurovision Song Contest 2021 me këngën “Zitti e Buoni”, me 524 vota.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy