E diela falas në muze/ Margariti: Ditë e bukur për ta kaluar mes natyrës dhe trashëgimisë

E diela falas në muze/ Margariti: Ditë e bukur për ta kaluar mes natyrës dhe trashëgimisë

Së fundmi Ministria e Kulturës ka ndërmarrë nismën që turistët dhe vizitorët të dielave të vizitojnë falas muzetë̈ dhe parqet arkeologjike në të gjithë vendin.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ftoi sot qytetarët që të dielën e fundit të muajit tetor, ta shfrytëzojnë si një ditë të bukur për të vizituar falas muzetë dhe parqet arkeologjike.

Sot është e diela e fundit e muajit dhe hyrja në parqet arkeologjike dhe muzetë në varësi të Ministrisë së Kulturës është falas.

Sot është një ditë e bukur për ta kaluar mes natyrës dhe trashëgimisë.

Në Shqipëri ndodhen një sërë sitesh arkeologjike si Butrinti, Apolonia, Oriku, Amantia, etj, ndërsa nga kalatë janë kalaja e Gjirokastrës, kalaja e Lëkurësit, Sarandë, kalaja e Krujës, kalaja e Beratit, Kalaja e Petrelës, Tiranë, Kalaja e Ali Pashës, Tepelenë, kalaja e Rozafës, Shkodër etj.

Ndërkaq nga muzetë vesohen Muzeu i Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeu Etnografik në Berat, Muzetë Arkeologjikë në Durrës, Tiranë, Korçë, Muzeu i armëve dhe Etnografik në Gjirokastër, Muzeu Etnografik në Sarandë, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, Muzeu Arkeologjik, Tiranë, Muzeu Historik, Shkodër etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy