Shpallen fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj

Shpallen fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli mbrëmë fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj, një fond ky i përvitshëm dhënë nga QKLL-ja, në mbështetje të shkrimtarëve të rinj.

Juria, e kryesuar nga studiuesja Lili Sula dhe me anëtarë shkrimtarët Virion Graçi dhe Alfred Peza, nga 17 aplikime vlerësuan tri dorëshkrime në prozë nga shkrimtarët e rinj Flogerta Krypi, Xhoana Jaku dhe Behar Jacaj.

Behar Jacaj u shpall fitues me librin me tregime “Hoteli përbri kishës dhe disa tregime të errëta”, duke dalluar mes prozatorëve të rinj bashkëkohorë, për befasinë e situatave rrëfimtare të shprehura me ligjërim artistik mbresëlënës.

Flogerta Krypi u shpall fituese për romanin “28 rrahje zemre matematikore”, për konceptim strukturor modern të rrëfimit, të shprehur me ndjeshmëri të lartë artistike dhe ligjërim të pasur figurativ.

Xhoana Jaku u shpall fituese për romanin e zhanrit fantashkencë “Dritëhijet, fatet”, me një fantazi të çlirët dhe rrëfim shumështresor, të shprehura përmes një zhanri pak të lëvruar në letërsinë tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy