Çelet në Korçë ekspozita e parë ndërkombëtare e dekorimit të vezëve të Pashkës (VIDEO)

Çelet në Korçë ekspozita e parë ndërkombëtare e dekorimit të vezëve të Pashkës (VIDEO)

Në qytetin e Korçës është çelur një ekspozitë e veçantë ndërkombëtare kushtuar dekorimit të vezëve të Pashkës, një iniciativë që ndërthur artin, traditën dhe simbolikën shpirtërore të kësaj feste të rëndësishme.

 

Ideja për këtë ekspozitë lindi gjatë një vizite në Rumani, ku themeluesja, organizatorja dhe kuratorja Maria Shukulli u njoh me një muze të dedikuar vezëve të Pashkës.

 

Autorët e veprave janë kryesisht artiste të reja nga vende të ndryshme të Evropës Lindore, si Ukraina, Polonia dhe Rumania, duke i dhënë ekspozitës një dimension të gjerë ndërkombëtar.

 

Ekspozita dallon për faktin se nuk paraqet thjesht vezë të dekoruara, por vepra arti që mbartin simbolikë të thellë. 

 

Veza e Pashkës përfaqëson fillimin e ri, jetën, ringjalljen dhe shpresën, mesazhe që përcillen përmes çdo detaji të punuar me dorë.

 

Vezët janë realizuar me dyllë dhe bojëra organike, duke ruajtur autenticitetin dhe traditën. 

Procesi i punës kërkon përkushtim të madh: sipas organizatorëve, vezët më të vogla realizohen në pak orë, ndërsa ato më të mëdha mund të kërkojnë nga një deri në dy javë punë intensive.

 

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastasi, i cili përgëzoi organizatorët për këtë nismë të rëndësishme kulturore. Ai theksoi se është veçanërisht emocionuese që ekspozita hapet në prag të Javës së Madhe të Pashkës, duke uruar për të gjithë besimtarët një javë të bekuar dhe festa të gëzuara.

 

Kjo është hera e parë që një ekspozitë e tillë organizohet në këtë formë, me synimin që të kthehet në një traditë të përvitshme.

 

 Zgjedhja e Korçës nuk është rastësore, pasi qyteti njihet për atmosferën e veçantë me të cilën festohen Pashkët.

 

Ekspozita nuk do të mbetet vetëm në Korçë. Organizatorët kanë planifikuar që ajo të jetë shëtitëse, duke udhëtuar edhe në qytete të tjera si Tirana, Berati, Fieri dhe Gjirokastra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy