Familja e regjisorit Kristaq Dhamo i dhuron Arkivës së Filmit koleksionin e kineastit

Familja e regjisorit Kristaq Dhamo i dhuron Arkivës së Filmit koleksionin e kineastit

Në prag të përvjetorit të vdekjes së kineastit të madh Kristaq Dhamo, një prej pionierëve të filmit shqiptar, familja i dhuron Arkivit të Filmit një koleksion të pasur, që shërben jo vetëm për plotësimin e dosjes së kineastit, por edhe të historisë së kinematografisë shqiptare. Arkivi Shtetëror i Filmit bën të ditur se bëhet fjalë për korrespondenca të kohës studentore, shënime, komente, referate të mbajtura në simpoziume etj., që do t’u shërbejnë studiuesve dhe kritikëve. “Një kënaqësi e punës arkivore është edhe plotësimi i dosjeve personale të kineastëve me materiale të vyera si këto që dorëzoi pranë AQSHF-së familja e regjisorit Kristaq Dhamo, të cilën e falënderojmë thellësisht nga zemra! Arkivi fton të gjithë kineastët e vjetër dhe familjarët e atyre në nuk janë më në jetë që të dorëzojnë materiale të tilla në arkiva, aty ku është vendi i duhur që këto fragmente nga jeta e tyre të marrin vlerë dhe t'i shërbejnë studimeve, kujtesës, brezave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy