Nga martesa te racizmi, Michelle Obama sjell librin e saj më të ri

Nga martesa te racizmi, Michelle Obama sjell librin e saj më të ri

Trajtimi i racizmit, vështirësive në martesë, prindërimit dhe madje edhe menopauzës. Katër vjet pas publikimit të librit të saj të parë 'Becoming', Michelle Obama sjell 'The Light We Carry”, në librari nga 15 nëntori.

E intervistuar nga e përjavshmja People, ish-Zonja e Parë, 58 vjeçe, flet për mënyrën se si bëri miq të rinj pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, sesi u përpoq të mbante kontrollin gjatë kohëve të pasigurisë sociale dhe politike, rolin e saj si prind dhe gjithashtu se si ia kishte dalë mbanë me menopauzën.

Michelle tha se ndihej me fat për këtë sepse nuk kishte efekte të mëdha, ndryshime humori ose shtim tipik në peshë. Megjithatë, ajo ka rrëfyer se tani po i kushton më shumë vëmendje.

Nuk e kam peshuar kurrë veten, përpiqem të mos i shikoj shifrat në peshore por kur je në menopauzë ka një grackë që nuk e kupton... Duhet të jem më e ndërgjegjshme, jo e fiksuar, por më e ndërgjegjshme”.

Për sa i përket prindërimit, Michelle tregoi se si duhej të mbante entuziazmin e saj me njoftimin e vajzave Malia dhe Sasha, 24 dhe 21, se donin të transferoheshin së bashku në Los Angeles.

Michelle Obama na prezanton librin e ri, një manual idesh dhe strategjish

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy