Përkujtohet 105 vjetori i themelimit të Liceut Francez në Korçë

Përkujtohet 105 vjetori i themelimit të Liceut Francez në Korçë

Si sot, 105 vie më parë, më 25 tetor 1917, është hapur në Korçë, Liceu Francez.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, sjell në vëmendje faktin se ky institucion i arsimit të mesëm hapi dyert me vendim të qeverisë së Republikës Autonome të Korçës.

Në vitin 1921 u emërtua si "Liceu Kombëtar i Korçës".

Veprimtaria e tij do të shtrihej përgjatë periudhës së parapushtimit italian, deri në vitin 1939.

Liceu Francez u hap në shtëpinë e rilindasve Dhimitër dhe Nuçi Emanoil Mborja, të cilët e lëshuan banesën e tyre pa qira në favor të Liceut të Korçës.

Më pas, Liceu vazhdoi rrugëtimin e tij në godinën e ish-gjimnazit grek të Korçës, aty ku sot ngrihet shtatorja dhe varri monumental i heroit Themistokli Gërmenji.

Liceu i Korçës ishte një shkollë e mesme laike, me karakter kombëtar, ku mësonin bashkërisht djem e vajza, pa dallim shtrese shoqërore apo besimi fetar.

Drejtor i parë u caktua Vital Gerson, ndërsa në vitin 1920- 1921 u caktua drejtor veterani i arsimit Thoma Avrami. Deri më 1921, kjo shkollë njihej me emërtimin “Lisea franko-shqiptare” dhe prej këtij viti u njoh me statusin e Liceut Kombëtar.

Në Liceun e Korçës regjistroheshin nxënës nga e gjithë Shqipëria, madje dhe nga Kosova. Prej vitit 1917 e deri më 1943, në Liceun Kombëtar morën mësimet 1115 studentë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy