
Këtë të enjte hap siparin edicioni i 56-të i Festivalit të Këngës në RTSH me 22 këngë të përzgjedhura. Surpriza për natën e çeljes është kantautori i njohur italian, Riccardo Cocciante, i cili do të interpretojë një nga hitet e tij më të njohura, si edhe një duet me këngëtaren shqiptare Elhaida Dani.



