Të drejtat e autorit/ Artistët, të pakënaqur me ligjin që paguan aktorët

Të drejtat e autorit/ Artistët, të pakënaqur me ligjin që paguan aktorët

Ligji “Për të drejtat e autorit” ka bërë bashkë në një mbledhje diskutimi ministren e Kulturës, Elva Margariti, dhe aktorët Robert Ndrenika, Ndriçim Xhepa dhe Genci Fuga, si anëtarë të Agjencisë së Administrimit Kolektiv AKDIE . Ndonëse media nuk është njoftuar për këtë takim, lajmin e bën me dije Ministria e Kulturës, përmes një statusi në rrjetet sociale.

Ndryshimet në Ligjin “Për të drejtat e autorit” na bënë bashkë me një grup anëtarësh të Agjencisë së Administrimit Kolektiv AKDIE, mes të cilëve të nderuarit Ndrenika, Xhepa e Fuga. Ne propozuam ndryshimet tona, me qëllim zgjidhjen e disa problematikave që janë hasur në katër vitet e Ligjit dhe morëm vërejtjet e tyre. Presim çdo lloj propozimi, që Ligji të jetë në shërbim të autorëve dhe të gjithë atyre, që përfitojnë prej tij”, shkruan Margariti.

Takimi vjen pak ditë pas atij me përfaqësues të Forumit të Mbrojtjes për Autorë të Audiovizualit dhe artistëve, ku përpos shkrirjes së Sportelit Unik për Administrimin e së Drejtës së Autorit, kërkuan edhe që të rishikohet ligji që njeh të drejtat e aktorëve dhe interpretëve si autorë.

Ju jepni një licencë ku Robert Ndrenika merr 30 për qind, ndërsa unë 10 për qind. Një vendim absurd i Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Autorit. Ky Këshill është i paaftë të ndërhyjë, sepse mua këtë të drejtë nuk ma ka dhënë as KKDA, as ministrja e Kulturës, por Konventa e Bernës”, u shpreh regjisori Saimir Kumbaro, njëherazi edhe drejtor i FMAA. Po ashtu, shpërndarjen e të ardhurave për performuesit, në një kohë që autorët kanë muaj të tërë pa u paguar e kundërshtuan edhe artistë të tjerë si kineasti Esat Musliu, poeti dhe shkrimtari Agim Doçi, dhe regjisori dhe aktori Bujar Kapexhiu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy