Gjenden 22 amfora 2500-vjeçare në bregun shqiptar

Gjenden 22 amfora 2500-vjeçare në bregun shqiptar

Një projekt i përbashkët arkeologjik shqiptaro-amerikan thotë se në brigjet shqiptare janë gjetur amfora 2 500-vjeçare, të cilat mund të kenë mbëtur në thellësi nga mbytja e ndonjë anijeje të lashtë.

Anija kërkimore “Hercules” e Fondacionit Detar RPM thotë se ka gjetur 22 produkte në detin Jon pranë gadishullit të Karaburunit.

Sipas arkeologut Mateusz Polakowski, besohet se amforat e llojit korintas datojnë në mes të shekullit VII dhe V p. e.s.

Që nga viti 2004, RPM ka bërë hartën e shtratin detar të Shqipërisë për anijet e vjetra dhe moderne, me qëllim hapjen e një muzeu nënujor në Shqipërinë perëndimore.

Shqipëria po përpiqet të mbrojë dhe të përfitojë nga trashëgimia e saj e pasur nënujore, me fonde të pakta për ruajtjen e saj nga qeveria e një prej kombeve më të varfra të Evropës. /New York Post/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy