Ndahet nga jeta Ric Ocasek, këngëtari i "The Cars" (FOTO)

Ndahet nga jeta Ric Ocasek, këngëtari i "The Cars" (FOTO)

Shuhet në moshën 75-vjeçare legjenda e muzikës rok, Ric Ocasek. Sipas policisë së Nju-Jorkut, këngëtari ndërroi jetë të dielën në apartamentin e tij.

Besohet se këngëtari ka vdekur nga shkaqe natyrore, megjithatë priten për konfirmim rezultatet e raportit mjekësor.

Ocasek lindi në Baltimore të SHBA-së dhe karrierën muzikore e nisi në Kleveland ku mbaroi shkollën e mesme në vitin 1963. Ocasek ishte pjesëtar i grupit rok “The Cars” ku ishte njëherësh tekstshkrues, këngëtar dhe kitarist dhe me të cilin shkroi shtatë albume. Ai publikoi gjithashtu edhe shtatë albume solo. Pas shpërbërjes së grupit më 1988 kantautori bashkëpunoi me grupe të tjera të kohës, si: “Bad Relegion”, “No Doubt” dhe “Weezer”.

Vite më parë këngëtari ishte shprehur se sipas tij muzika është një formë për t’u lidhur me njerëzit dhe një forcë e fuqishme emocionale.

“Muzika mund t’i bëjë njerëzit të qajnë, të lumtur e sensualë por, mbi të gjitha, është një mënyrë komunikimi që nuk i tjetërson njerëzit, një mënyrë për të kaluar vetminë. Muzika është një gjë private që njerëzit mund ta kenë me vete sa herë dëshirojnë. Vetëm ndizni një radio dhe ajo është aty: Një ndjenjë përkatësie.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy