
Gjykatësi Herbert Mose nga Gjykata Supreme e Manhatin caktoi datën 10 tetor si datë gjykimi për aktorin Cuba Gooding Jr, i cili u akuzua se ka ngacmuar duke e prekur me duar një grua në një bar të Manhatanit në qershor.
Gooding, i veshur me një kostum gri dhe kravatë, u shfaq i qetë gjatë paraqitjes së shkurtër në gjykatë. Gjyqi i tij ishte parashikuar të fillonte të martën, por prokurorët thanë se u duhej më shumë kohë për të mbledhur provat në video.
Avokati i tij, Mark Heller, u tha gazetarëve pas dëgjimit se ai besonte se prokurorët po "përpiqeshin të vononin" gjyqin, sepse akuzuesi i Gooding nuk po bashkëpunonte me ta.
Justin Henry, një zëdhënës i prokurorëve, nuk pranoi të bëjë asnjë koment.
Gooding, 51 vjeç, aktor i mirënjohur me shumë filma të suksesshëm dhe fitues e një çmimi “Oscar” e mohon akuzën që është ngritur ndaj tij.



