Gjirokastra ka pritur dje artistë popullorë, ku është zhvilluar në pazarin karakteristik nata e dytë e edicionit të tetë të ‘’Divanit Lunxhot’’.
Ansamble e grupe nga Shqipëria e Greqia kanë sjellë motive tradicionale, me tekste këngësh e vallesh të zonave që përfaqësojnë të cilat janë ndjekur edhe nga shumë turistë.



