Rikthehet edicioni i 6-të i ‘Mural Fest Tirana’, pjesëmarrës 11 artistë ndërkombëtarë

Rikthehet edicioni i 6-të i ‘Mural Fest Tirana’, pjesëmarrës 11 artistë ndërkombëtarë

Ka nisur në Tiranë, edicioni i gjashtë i Mural Fest, një festival vjetor ndërkombëtar i artit të rrugës që praktikohet kryesisht në ngjyrosjen e mureve të banesave në kryeqytet.

“Mural Fest 2024”, një projekt i Dekor Tirana dhe shoqatës VizArt me drejtuese Ormira Lulani dhe kuruar nga piktori i njohur, Helidon Haliti, ka sjellë këtë vit emrat më të rëndësishëm  nga 11 shtete të ndryshme të botës.

Një prej veprave të realizuara për këtë edicion është dhe përjetësimi i portretit të shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, i cili do të kujtohet edhe me një pikturë murale në Tiranë.

Realizimi i veprës i është besuar Maximiliano Bagnasco, një emër i njohur në fushën e artit, i cili më parë ka realizuar në Tiranë muralen e Lionel Mesit.

Piktura murale e Kadaresë po realizohet tek një pallat afër vendit ku dikur ka qene stacioni i trenit, si një mesazh lidhës mes Tiranës së vjetër dhe asaj të re që po ndërtohet.

Edicioni i Gjashtë i “MuralFest 2024” ka tematikë “E ardhmja është Inteligjenca Artificiale!”, pjesë e së cilës janë 14 murale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy