Hiqni takat/ Aktivistët japonezë kërkojnë ndryshime në ligjin për kodin e veshjes në punë

Hiqni takat/ Aktivistët japonezë kërkojnë ndryshime në ligjin për kodin e veshjes në punë

Yumi Ishikawa iu gjakosën këmbët në punë ku i kërkuan medeomos të vishte taka. Një episod i tillë e nxiti atë dhe shumë aktivistë të tjerë të kërkojnë që detyrimi i grave për veshje të caktuara në zyrë të trajtohet si ngacmim në vendin e punës.

Gratë japoneze protestuan në nëntor në mediat sociale për të drejtën e veshjes në punë pasi punëdhënësit kanë vendosur kode të rrepta të veshjes së zyrave që përfshinin detyrimin e grave për të veshur taka të larta, çorape të holla dhe make-up, madje duke përcaktuar edhe ngjyrën e flokëve që një grua duhet të ketë.

Ministria e Punës hartoi udhëzime në tetor kundër ngacmimit në vendin e punës, i njohur edhe si "ngacmim i pushtetit", por nuk arriti të adresojë çështjen e punëdhënësve që diktojnë se si gratë duhet të vishen.

"Mund të mendoni se kjo nuk është asgjë, por është fakt se jeta e disa njerëzve kanë ndryshuar për shkak të këtyre rregullave. Njerëzit janë lënduar, duke veshur taka të larta... dhe të gjithë këta njerëz janë gra. Nëse punojmë të njëjtat punë, ne kemi të drejtë të punojmë në të njëjtat kushte", tha aktorja dhe aktivistja Ishikawa në një konferencë për shtyp të martën.

Vetëm disa orë më parë, Ishikawa dhe aktivistë të tjerë dorëzuan dokumente në Ministrinë e Punës ku kërkojnë që kode të tilla të veshjes të shihen si ngacmim.

Ishikawa, e cila ishte detyruar të vishte taka 7 cm (2.8 inç) në punën e saj,  në fillim të këtij viti nisi lëvizjen protestuese #KuToo. Më shumë se 31 000 njerëz deri më tani kanë nënshkruar një peticion në internet kundër takave. /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy