
Shtëpia e modës Christian Dior u kthye në Paris këtë javë, duke paraqitur një koleksion të veçantë Haute Couture.
Qëllimi ishte që të sjellë përsëri në fokus punën e dorës, në krahasim me modën e ditëve të sotme, që shpesh krijon veshje, thjesht për të rënë në sy.
Shumë nga pamjet klasike të Dior u riorganizuan për shfaqjen - me funde të gjata dhe një gamë ngjyrash të sfumuara që përkujtojnë stilin e “Dior” në vitet ’50-të.
Giambattista Valli shkon në ekstremin tjetër, duke paraqitur një koleksion të pasur me vëllim, cilësi dhe ngjyrë.
Valli thotë se spektakli u frymëzua nga piktori avangard Francis Picabia dhe gratë e jetës së tij, të cilat dallonin për stilin e lirë.
Vetëm një pjesë e vogël e etiketave mund të quhen 'Haute Couture', me markat kryesore, që përfshijnë: Louis Vuitton dhe Saint Laurent (Son Loron) dhe që nuk bëjnë pjesë në këtë grup.
Për t'u kualifikuar si ‘haute couture’, shtëpitë e modës duhet të kenë prezencën e tyre në Paris, të punësojnë së paku 20 persona dhe të bëjnë koleksione të përgatitura me dorë për klientë privatë.



