"Marubi" thyen rekord në Amsterdam, mbi 50 mijë persona vizituan ekspozitën

"Marubi" thyen rekord në Amsterdam, mbi 50 mijë persona vizituan ekspozitën

Ashtu siç ishte paralajmëruar kohë më parë, është hapur ekspozita ”Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare”, në Muzeun e Fotografisë së Amsterdamit, Foam (Fotografiemuseum Amsterdam).

Por ajo që nuk dihej ishte interesi i jashtëzakonshëm që kjo ekspozitë pati.

Kanë qenë rreth 54 600 persona të cilët kanë mbajtur radhën për të parë ekspozitën me fotografi të rralla nga dinastia “Marubi”.

Jo rastësisht Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e quajti këtë ekspozitë në hapjen e saj në Foam, jo vetëm një faqe e pasaportës sonë kulturore, por mbi të gjitha një ftesë për të vizituar Shqipërinë, sepse, ”pasaporta jonë ka shumë faqe që duhen prekur”.

Lajmin për 54.600 vizitorë e jep kuratorja Kim Knoppers, duke njoftuar se “vetëm në dy muaj ekspozim (16 shtator-27 nëntor) “Dinastia Marubi” ishte në vëmendje të publikut hollandez dhe të huaj, njëherësh pjesë e shtypit vendas dhe të huaj si Financial Times, BBC, British Journal of Photography, LFI Neës, Tages Anzeiger, Photojournalism noë, the Calvert Journal, Villa d’Arte, etj”.

Kjo ekspozitë prezantoi rreth 300 imazhe të përzgjedhura nga kuratorja e njohur Kim Knoppers në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Fotografisë ”Marubi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy