
Një seri e rrallë fotografish bardhë e zi, të cilat datojnë që nga turneu i parë i koncerteve të Rolling Stones në vitin 1963 do të shfaqet në Londër këtë muaj.
Imazhet, të marra në një studio regjistrimi në Londër dhe në një koncert në Cardiff, Uells, ishin mbajtur nën shtratin e fotografit Gus Coral për vite me radhë, përpara se ai të vendoste t'i shpluhuroste nga harresa e viteve.
Fotografitë tregojnë fillimet modeste të një që u bënë të famshëm në tërë botën dhe përfshijnë edhe momentet të tilla kur muzikantët merrnin para së bashku për një taksi dhe një turmë e vogël që prisnin në shi para se të vazhdonin turneun në Cardiff.
Kur Coral, 26-vjeçar bëri fotografitë, kishte besimin se grupi do të bëhej i madh.
"Natyrisht... Unë nuk e dija se ato do të zgjasin për gjithë këto vite dhe të ishin kaq të veçantë, por e dija se ishin të veçantë", tha ai.
"Ne sapo merrnim veten nga Lufta e Dytë Botërore dhe kishte disa njerëz që ishin lloj liderësh për të gjetur një mënyrë të re, një kulturë të re për të ecur përpara. Dhe ata ishin ndër ta".
Ndërsa shikonte Mick Jagger dhe anëtarë të tjerë të grupit Keith Richards, Bill Wyman, Charlie Watts dhe Brian Jones përpara se të regjistronte "I Wanna Be Man Your Man" në Londër, Coral mbeti i mahnitur nga profesionalizmi i tyre.
"(Njerëzit) duan të dëgjojnë “ne shkatërruam hotelin dhe kishim një zinxhir prej 16-vjeçarësh që prisnin jashtë derës", por në fakt nuk ishte aspak ashtu. Ai ishte një njeri serioz që bënte një punë serioze dhe realizonte regjistrimin."
Coral dhe disa miq udhëtuan për në Cardiff për të regjistruar koncertin atje, dhe patën qasje e pakufizuar.
“Ne shkuam në teatër. Jo, pa shtyp, pa njerëz të tjerë me kamera, a gjëra të këtij lloji. Unë kisha dorë të lirë dhe ata ishin krejt të natyrshëm. Ata nuk po pozonin apo kërkonin ndonjë lloj reklamimi."
Fotografitë e Coral-it do të shfaqen në ekspozitën “Black & White Blues - Where it all Began” në Londër në fund të nëntorit. /Reuters, përgatiti Erina Çoku/



