Rama: Parku Arkeologjik i Bylisit me 1000 m2 mozaik, tërheq vëmendjen e studiuesve të huaj

Rama: Parku Arkeologjik i Bylisit me 1000 m2 mozaik, tërheq vëmendjen e studiuesve të huaj

Kryeministri Edi Rama solli sot pamje të parkut arkeologjik të Bylisit, si dëshmi e kulturës së pasur të trojeve shqiptare.

“Mirëmëngjesi dhe me Parkun Kombëtar Arkeologjik të Bylisit, një pasuri e jashtëzakonshme, dëshmi e një kulture të pasur në trojet tona, i vetmi në Shqipëri me një sipërfaqe prej 1000 m2, ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të huaj nga Qendra Kombëtare për Studime Shkencore, CNRS, Universiteti Sorbonës-Paris IV, ku së bashku me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore kanë zhvilluar misionin studimor-shkencor “Korpusi i Mozaikëve”, për inventarizimin, studimin dhe konservimin e mozaikëve, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.

Bylisi është parku i vetëm arkeologjik në Shqipëri me mbi 1000 m² mozaik të periudhës së Antikitetit të Vonë si dhe parku i vetëm në Shqipëri me densitetin më të lartë të bazilikave brenda territorit të tij.

Teatri i Bylisit është një nga monumentet më të mëdha të kësaj qendre arkeologjike, i cili është ndërtuar në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit dhe ka një kapacitet prej 7500 vendesh, si një nga veprat më të mëdha të kohës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy