Shkolla e Baletit në Tiranë United Dance Albania zhvilloi përgjatë një javë një Master Class, i cili u përmbyll me një natë gala në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja i cili tha se pjesëmarrës ishin 158 talente baleti nga Italia, Malta, Shqipëria e Kosova.
United Dance Albania solli një frymë rinore pasioni për kulturën, zhvillimin e aftësive krijuese dhe artistike, ballafaqimin me kërcimtarë të huaj, përmes një workshopi një javor me trajnerë të huaj dhe shqiptarë me debutim në një natë gala në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Kjo iniciativë nën drejtimin artistik të Ilir Shaqirit me mbështetje nga MEKI, bëri bashkë 158 talente baleti nga Italia, Malta, Shqipëria e Kosova dhe nga e gjithë diaspora në kryeqytet, nën moton “Në Shqipëri po erdhe një herë vjen përherë”.



