Serbi, minatorët zbulojnë një anije romake të 1 300 viteve më parë (FOTO)

Serbi, minatorët zbulojnë një anije romake të 1 300 viteve më parë (FOTO)

Punëtorët nga një miniere në Kostolac, Serbi, gjetën tre relike të varrosura në tokë që prej të paktën 1300 vjetësh. Studiuesit besojnë se ato janë anije romake, pasi korrespondojnë me përshkrimet e lashta të varkave të përdorura nga grupet sllave për të kaluar lumin Danub dhe për të sulmuar kufirin romak. Dy nga varkat më të vogla janë gdhendur nga i njëjti dru.

Zbulimi më i madh konsiderohet një anije pothuajse 15 metra e gjatë dhe duket se është ndërtuar duke përdorur teknikat romake. Vendi ku u zbuluan varkat shpjegon më shumë për origjinën e tyre. Miniera ndodhet pranë qytetit antik romak të Viminacium, i cili shërbeu si bazë për anijet luftarake romake në Danub.

Një varkë e dëmtuar nga ekskavatorët modernë

Varkat u gjetën në thellësi 7 metër në argjilë, e cila ka bërë që të ruhen jashtëzakonisht mirë. Megjithatë, anija më e madhe u dëmtua rëndë gjatë gërmimeve nga minatorët serbë. "Anija u dëmtua rëndë nga pajisjet e minierave", tha arkeologu Miomir Korac, drejtor i Institutit Arkeologjik dhe drejtues i Projektit Shkencor në Viminacium. "Rreth 35% deri 40% të anijes u dëmtua".

Për fat të mirë, të gjitha pjesët e anijes u mblodhën nga ekipi i arkeologëve, kështu që ishte e mundur të rindërtohej anija pothuajse tërësisht. Kjo do të ndihmojë ekspertët të kuptojnë se ku janë ndërtuar anijet.

Anija më e madhe ka një kapacitet prej 30 dhe 35 marinarë. Gozhdët dhe struktura metalike të lënë të kuptosh se kjo ishte një anije e përdorur shumë dhe do mund të jetë riparuar disa herë.

Shkencëtarët besojnë se ka pasur një betejë në Danub midis luftëtarëve romakë dhe atyre sllavë në dy anije më të vogla. Hipoteza e arkeologëve bazohet në afërsinë e vendit ku u gjet anija me bazën detare Viminacium. Nuk ka ende një datë të saktë se cilës kohë i përkasin mjetet lundruese, por pritet që një përgjigje e saktë të dalë nga analizat laboratorike. "Varkat janë braktisur ose evakuuar. Nëse kjo do të ndodhte gjatë pushtimit barbar dhe tërheqjes së trupave romake, varka mund të braktisej dhe fundosej për të mos rënë në duart e armikut", shpjegon Korac.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy