114 vjetori i Kongresit të Elbasanit, Kushi: Gur themeli i historisë së arsimit dhe gjuhës

114 vjetori i Kongresit të Elbasanit, Kushi: Gur themeli i historisë së arsimit dhe gjuhës

114 vjet më parë në qytetin e Elbasanit u zhvillua një nga ngjarjet më të shënuara të historisë së arsimit dhe kulturës shqiptare. “Kongresi i Elbasanit” është përkujtuar sot, në ditën kur nisi punimet, me përfaqësues nga trevat shqiptare dhe shqipfolëse, ku u vendos edhe për hapjen e Shkollës Normale të Elbasanit e cila përgatiti mësues për gjithë vendin dhe zhvilloi arsimin kombëtar.

Këtë ngjarje të rëndësishme për qytetin e Elbasanit dhe gjithë Shqipërinë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e ka përkujtuar përmes një mesazhi në rrjete sociale, ku e cilëson Kongresin e Elbasanit një gur themeli në historinë e arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare.

114 vite Kongresi i Elbasanit

Një gur themeli i historisë së arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Mirënjohëse që sot Elbasani vazhdon të ruajë traditën shekullore në fushën e arsimit dhe kulturës.

U përulemi me respekt të gjithë atyre patriotëve që morën pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme të historisë shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy