‘Viti i Gjuhës Shqipe’/ Nxënësit e Tiranës jetësojnë me personazhe Mozaikun “Shqipëria” të Muzeut Kombëtar

‘Viti i Gjuhës Shqipe’/ Nxënësit e Tiranës jetësojnë me personazhe Mozaikun “Shqipëria” të Muzeut Kombëtar

Mozaiku “Shqipëria” që gjendet në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar është sjell i jetësuar me personazhe nga shkollat e mesme të Tiranës, duke personifikuar personalitete dhe ngjarje të rëndësishme traditës kulturore dhe historisë sonë.
Këtij mozaiku me disa nga veprat e artit dhe historisë shqiptare iu dha jetë në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe dhe 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, ka bërë të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Nxënësit e shkollave i kanë dhënë jetë disa prej veprave të artit shqiptar, të cilat përfaqësojnë personalitete dhe ngjarje të rëndësishme të traditës kulturore dhe historisë sonë.

Mozaiku “Shqipëria” në Muzeun Historik Kombëtar, i realizuar në vitin 1981 nga puna e përbashkët e disa piktorëve të njohur shqiptarë shfaq disa nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit dhe nxënësit tanë të talentuar kanë bërë një punë shumë komplekse për ta risjellë në çdo detaj këtë vepër.

Nxënësit që realizuan këtë vepër janë: Ervis Kola, Anxhela Palushi, Gentian Islamaj, Sibora Gjikopulli, Flavjo Grrica, Xheinaldo Balla, Zenel Hajdaraj, Kjara Kollcaku, Sildi Hajdaraj, Bruno Lilaj, Renito Ibra, Ina Hasimja, Arjon Pulleja.

Në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe, janë planifikuar një sërë aktivitetesh në rang kombëtar dhe mbarëkombëtar, me përfshirjen e të gjitha shkollave në vend por dhe diasporë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy